Këto janë pamjet e reja, këtë herë nga një tjetër kënd, të shembjes me eksploziv të 5-katëshit në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamjet nga rruga të shembjes së ndërtesës që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve përreth zonës.
Për shembjen e kësaj ndërtese janë përdorur 36 kile ekspozivë. Drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici, në një lidhje direkte me “News 24” tha se shembja e ndërtesës ka shkuar sipas planit, sipas pritshmërive dhe se nuk ka të dëmtuar.
Megjithatë për shembjen e plotë të saj me mjete të tjera do të duhen dhe disa ditë.