SHEMBJA NË QENDËR TË TIRANËS/ Prishet 4-katëshi te sheshi 'Italia', pronarët nuk shqetësohen të heqin materialet, janë shpronësuar (VIDEO nga VENDNGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 12-07-2019 SHEMBJA NË QENDËR TË TIRANËS/ Prishet 4-katëshi te sheshi 'Italia', pronarët nuk shqetësohen të heqin materialet, janë shpronësuar (VIDEO nga VENDNGJARJA)

I erdhi radha dhe sot është nën fadroma.

 

Godina gjigande katër katëshe në sheshin 'Italia' nuk ekziston më. Fadromat e policisë ndërtimore, shoqëruar nga policia bashkiake, kanë që në orët e para të mëngjesit që po prishin godinën që është në qendër të sheshit, pasi proejtki i “Arenës Kombetare” nuk e parashikon qëndrimin aty të kësaj godine, raporton newsbomb.al.

Ajo që bie në sy është se pronari ndërtues I godinës, nuk është kujdesur të heqë asgjë. As xhamat vetrata të mëdha që sic duket edhe nga video janë duke u thyer me skrepat dhe skavatorët që po prishin godinën, raporton newsbomb.al.

Fundja, ndoshta nuk do të merret më me këtë gjë. Sepse, godina që po prishet, pasi ka marrë të gjitha letrat nga shteti shqiptar do të shpronësohet. Madje, edhe para se të fillojë prishja, I zoti I godinës ka marrë lekët, një shumë goxha e majme me çmimet e referencës në atë zonë të vendosur nga qeveria.

Sidoqoftë, deri në mbrëmje, objekti që të gjithë janë mësuar ta shofin në qendër të sheshit “Italia”, nuk do të jetë më, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069451332092285
array(1) { ["section"]=> string(154) "shembja-ne-qender-te-tiranes-prishet-4-kateshi-te-sheshi-italia-pronaret-nuk-shqetesohen-te-heqin-materialet-jane-shpronesuar-video-nga-vendngjarja-171951" }