Rrëshqitja e dherave dhe shembja e masave shkëmbore në Rrugën e Kombit kanë bërë që të bllokohet një korsi e kalimit të automjeteve. Rrëshqitja masive ka ndodhur në Kolsh, 7 km. nga Kukësi.
ARRSH njofton se po punohet intensivisht për zhbllokimin dhe normalizimin e situatës, ndërkohë që këshillon drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes e të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Rrëshqitje dherash ka edhe në zonën e Mirditës, ku situata raportohet të jetë edhe më e rënduar. Firma e mirëmbajtjes së segmentit Thirra në Rrëshen me anë të drejtorit të saj Leonard Kiri thotë se është njoftuar Autoriteti Rrugor dhe se po pritet ndërhyrja e menjëhershme duke patur parasysh situatën e rënduar nga km. i 8-të deri në atë 41-të.