Shembjet e ndërtesave në Dhërmi, reagon MPJ greke: Po shkatërrojnë hotelet e minoritarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 17:39 26-07-2017 Shembjet e ndërtesave në Dhërmi, reagon MPJ greke: Po shkatërrojnë hotelet e minoritarëve

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas shembjeve të disa ndërtesave si hotele, bare dhe restorante në fshatin turistik të Dhërmiut.

Sot në Dhërmi kanë mbërritur fadromat e IKMT-së duke realizuar shembjen e godinave të ndryshme në kuadër të planit të rehabilitimit të qendrës.

Por në reagimin e saj, Ministria e Jashtme greke e denoncon aksionin e IKMT si t ë paligjshëm dhe që shkel ligjin për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, raporton newsbomb.al.

“Fatkeqësisht, duke shkelur ligjin, autoritetet shqiptare nisën sot prishjen e pasurive të paluajtshme që u përkisnin anëtarëve të pakicës kombëtare greke në Drimadhes. Prishjet janë bërë në kulmin e sezonit turistik dhe pa u dhënë vendimi përfundimtar për to”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093119144439697
array(1) { ["section"]=> string(93) "shembjet-e-ndertesave-ne-dhermi-reagon-mpj-greke-po-shkaterrojne-hotelet-e-minoritareve-87428" }