Shën Sofia do kthehet në Xhami, ministri grek kërcënon: Evropa duhet të veprojë ose përndryshe...

Publikuar tek: rajon, më 13:44 12-07-2020 Shën Sofia do kthehet në Xhami, ministri grek kërcënon: Evropa duhet të veprojë ose përndryshe...

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias ka reaguar ashpër pas vendimit që ka marrë Gjykata e Lartë në Stamboll, e cila ka vendosur të rrëzojë statusin “muze” të Shën Sofisë, duke i hapur rrugën kthimi të saj në Xhami.

Dendias ka thënë se shndërrimi i kishës në xhami është një çështje ndërkombëtare.

Sakaq, Ministri grek ka bërë me dije se çështja e kishës do të diskutohet nesër në Bruksel, ndërsa ka kërcënuar se nëse Evropa nuk do ta parandalojë këtë, atëherë nuk do t’i pëlqejë ajo që do të ndodhë.

“Atje, Greqia do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ketë një listë të masave shumë të forta kundër Turqisë, në rast se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë. Për këtë çështje, duhet të ketë një iniciativë të Unesco-s dhe të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm të Greqisë. Erdogan është në krye të asaj që po ndodh.Kjo i kthen shpinën bashkësisë ndërkombëtare dhe rregullave të saj. Evropa duhet të kuptojë se duhet të marrë një pozicion të shpejtë për të parandaluar, sepse nëse nuk parandalon, nuk do t’u pëlqejë ajo që do të ndodhë”, është shprehur Dendias.

Mediat vendase bëjnë me dije se nesër ministri grek së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Niko Christodoulidis do të shkojnë në Bruksel. Ata do të zhvillojnë një takim me Ministrin e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ku do të diskutohet për çështjen e kishës së Shën Sofisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098960399627686
array(1) { ["section"]=> string(100) "shen-sofia-do-kthehet-ne-xhami-ministri-grek-kercenon-evropa-duhet-te-veproje-ose-per-ndryshe-213621" }