Shën Sofia do kthehet në Xhami, reagon ashpër kryeministri grek: Dënojmë vendimin e Turqisë, prek direkt marrëdhëniet tona

Publikuar tek: rajon, më 11:00 11-07-2020 Shën Sofia do kthehet në Xhami, reagon ashpër kryeministri grek: Dënojmë vendimin e Turqisë, prek direkt marrëdhëniet tona FotoMontazh: Shen Sofia - Kryeministri Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, dënon vendimin e autoriteteve të larta gjyqësore në Turqi që morën vendimin për kthimin e Shën Sofisë nga muze në Xhami.

“Greqia dënon në mënyrë kategorike vendimin e Turqisë për ta kthyer Shën Sofinë në xhami. Ky vendim, i marrë 85 vjet pasi Shën Sofia u shpall muze, është ofendim për karakterin e saj ekumenik. Për më tepër, është një vendim që fyen të gjithë ata që e njohin Shën Sofinë si pjesë të domosdoshme të trashëgimisë kulturore botërore”, u shpreh Mitsotakis.

Kujtojmë se, Gjykata e Lartë në Stamboll ka vendosur të rrëzojë statusin “muze” të Shën Sofisë, duke i hapur rrugë kthimit të saj në Xhami. Gjykata turke ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.

“Ky vendim prek qartë jo vetëm marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë, por edhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, UNESCO dhe komunitetin botëror në tërësi. Është një zhvillim vërtet për të ardhur keq që udhëheqja turke, pasi ka punuar për Aleancën e Qytetërimeve në 2005, tani ka marrë vendimin për të kthyer mbrapsht”, përmbyll kryeministri grek.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010000944137573
array(1) { ["section"]=> string(126) "shen-sofia-do-kthehet-ne-xhami-reagon-ashper-kryeministri-grek-denojme-vendimin-e-turqise-prek-direkt-marredheniet-tona-213519" }