Shën Valentini ose festa e të dashuruarve, është simbol i celebrimit të dashurisë dhe afeksionit dhe pa dyshim një ditë shumë e dashur dhe e pritur nga të gjithë romantikët e botës.
Si në gjithë botën, edhe në Shqipëri çiftet dhurojnë lule, dhurata apo bëjnë dedikime për personin e zemrës.
Por, një dedikim special për personin e zemrës i bërë në Durrës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve. I vendosur në mes të rrugës dhe i formuar me tullumbace të kuqe dedikimi ‘Bledi të dua’ nuk ka kaluar pa u vënë re dhe pa u fotografuar nga qytetarët.