Shenasi Rama: Ben Broci u vra kot, me një plumb që u nis për mua

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 02-04-2015 Shenasi Rama: Ben Broci u vra kot, me një plumb që u nis për mua

Shenasi Rama, një nga liderët e dhjetorit ’90, sjell ndërmend sot ato ngjarje tragjike që kanë ndodhur në Shkodër në 2 prill 1991. Ai shprehet se sot kujton kohën para 24 vjetëve tek sa ndjen keqardhje për kohën e humbur e për brezat e shkatërruar , për të cilën thotë se Arben Broci është vrarë kot, nga një plumb që është nisur për vetë Shënasi Ramën e në varrim kanë qenë edhe ata që e kanë nisur këtë plumb.

“Sot është një ditë e vështirë në historinë e shqiptarëve. Shoku im Ben Sulo më kujtoj atë ditë që unë kurrë nuk kam dashtë me e përmendë. Ben Broci ka kenë i heshtur, student i spikatur në Lëvizjen Studentore, shumë i repektuar nga të gjithë, nuk e ka pas atë përgatitje me kenë politikan, por shok e mik i mirë i joni, kemi punue bashkë, komshi i vjeter, dhe që e kam njohur qysh fëmije se jemi rritë në një rrugicë në Zdrale. I mënjanuar si kam qenë, mundem me thanë se e kam ditë mirë çka ka me ndodhë, kam ikë nga Shkodra fshehtas me disa të huaj mbrëmjen e 1 Prillit, kemi ba disa takime, dhe në mëngjezin e 2 Prillit kam ngritë të gjithë delegacionet e Europës që ishin në Hotel Dajti me i nisë për Shkodër e me ndalë gjakderdhjen. Kam shkue edhe në zyrën e dikujt para orës 8:00 e ky zotnia më tha se nuk kishte cka me ba”, kujton Shenasi Rama.

“Sot, që jam në shtëpinë time, e në qytetin tim ku ndjehem mirë, ne St. Augustine, Florida, mendoj për atë që ka ndodhë 24 vjet ma parë dhe ndjej vetëm keqardhje për kohën e humbur, për brezat e shkaterruem, për vullnetin e shpërdoruem, dhe për talljen që është luejtë me atë qytet që nuk iu ka besue djemve të vet por atyre që kanë dashtë vetëm me e përdorue dhe e kanë përdorue si kanë dashtë. Ben Broci u prehtë në paqe sepse është vra kot, por sakrifica e tij nuk duhet me u çnderue e keqpërdorue, sepse ashtu vazhdon krimi që u luejt në atë ditë. Në shokët e tij do ta nderojmë perjetë sakrificën e tij sublime sepse u vue midis turmës e plumbave dhe dha jetën për me ndalë gjakderdhjen”, shprehet Shenasi Rama.

Ka shumë gjana që kanë ndodhë në ato dy -tre ditë, dhe gjithkush mundet me tregue të vetat... Më 3 Janar 1991 e kam ndalue turmën më sulmue Komitetin e Partisë, ama me 2 Prill, Shkodra i besoj Azem Hajdarit, deputetit te vet nga Tropoja, Pjeter Tomës, Ali Spahisë e do plehrave të tjerë që kanë dashtë që shqiptarët me u vra ndër vedi dhe e ka pague e do ta pagojë shumë më randë këtë lloj sjelljeje. Kur e futëm në dhe Ben Brocin kam ndenjë urtë por kam ecë para funeralit, i vetëm, me një plumb që ka kenë nisë për mue e mbas meje kam pasë bash ata që e kanë nisë atë plumb”, tregon Shenasi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita Botërore e Autizmit, ministri Beqaj: Rritje të kapacitetit të mjekëve e specialistëve në shkolla
Durrës, ngacmoi të miturën, 49 vjeçari arrestohet nga policia »
Article Logic
Execution time: 0.012686014175415
array(1) { ["section"]=> string(67) "shenasi-rama-ben-broci-u-vra-kot-me-nje-plumb-qe-u-nis-per-mua-7663" }