Shengeni Ballkanik/ Analisti nga Kosova shpëthen ndaj Ramës: Përqeshi viktmat e luftës së Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 23-12-2019 Shengeni Ballkanik/ Analisti nga Kosova shpëthen ndaj Ramës: Përqeshi viktmat e luftës së Kosovës Analisti shqiptar nga Kosova Dastid Pallaksa

Analisti Dastid Pallaksa është shprehur mbrëmjen e sotme se me projektin e Shengenit Ballkanik, kryeministri Rama ka përqeshur viktimat e luftës së Kosovës.

“Një shtet nuk mund të trajtohet ndryshe në vende të ndryshme. Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novisad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia”, tha analisti Pallaska gjatë një debati televiziv. Ndërkohë, panelisti tjetër i ftuar në studio, Alban Dudushi, i ka thënë analistit se Kosova herët e tjera ka marrë pjesë në tryeza forumesh e nismash të ndryshme, krah me Serbinë.

“Po Alban është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiç nuk e njeh Kosovën por përveç kësaj i mohon masakrën e Reçakut. Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktmat e luftës”, ka shtuar sërish analisti nga Kosova Dastid Pallaska.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO-MESAZHI i Kryepeshkopit Janullatos për Krishtlindje: Bashkëjetesa paqësore dhe pajtimi qofshin në zemrat tuaja!  
Akademiku Baçe tregon historinë rrëqethëse: Si përdhunuan serbët nënën 93 vjeçare në sy të fëmijëve në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.011952877044678
array(1) { ["section"]=> string(102) "shengeni-ballkanik-analisti-nga-kosova-shpethen-ndaj-rames-perqeshi-viktmat-e-luftes-se-kosoves-190203" }