‘Shengeni ballkanik’, HARADINAJ nuk e miraton: Është e pakuptimtë dhe e gabuar pa Kosovën  

Publikuar tek: politike, më 21:36 17-10-2019 ‘Shengeni ballkanik’, HARADINAJ nuk e miraton: Është e pakuptimtë dhe e gabuar pa Kosovën   Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj kërkon që Kosova të ftohej në bisedimet për krijimin e ‘’Shengenit Ballkanik’’.

Në intervistë për ‘’360 gradë’’, ai shton se Kosova nuk duhet përjashtuar nga projektet e përbashkëta rajonale.

‘’Nuk mendoj se është mirë për shtetin shqiptar të ulet në tavolinë me dy fqinjë të Kosovës, pa qenë Kosova aty. Mendoj se është gabim i cilit do udhëheqës shqiptar që ulet me dy fqinjë të Kosovës në këtë rast Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kosova nuk është aty për shkak sepse nuk është bilaterale. Nëse Shqipëria zhvillon çfarëdo marrëdhënie bilaterale, mund ta arsyetonte, mund ta shpjegonte. Duhet të ndihet interesi i Kosovës çdo herë, por kur ka më shumë se bilaterale, multilaterale dhe nuk është Kosova, nuk ka logjikë të shkojë shteti shqiptar. Ju e dini që Serbia i bojkoton plot takime kur është Kosova, rajonale dhe të tjera’’, u shpreh Haradinaj pas iniciativës së shpallur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev për krijimin e një zone të përbashkët të shkëmbimit tregtar midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042543888092041
array(1) { ["section"]=> string(92) "shengeni-ballkanik-haradinaj-nuk-e-miraton-eshte-e-pakuptimte-dhe-e-gabuar-pa-kosoven-182508" }