‘Shengeni Ballkanik’, Meta: Nuk ndaloj askënd të bëj foto, Rama nuk është konsultuar me mua

Publikuar tek: politike, më 22:21 14-11-2019 ‘Shengeni Ballkanik’, Meta: Nuk ndaloj askënd të bëj foto, Rama nuk është konsultuar me mua Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se Rama nuk është konsultuar me të për “Shengenin Ballkanik”, por sipas tij kjo nuk përbën problem.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta nuk e kurseu ironinë për kryeministrin, duke thënë se nuk ndalon askënd të takohet apo të bëjë foto. Sipas Presidentit, çdo inciativë rajonale duhet t’i shërbejë faktorizimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Unë nuk ndaloj asnjë inciativë të askujt për tu takuar, për të bërë foto, etj. Unë nuk kam pasur asnjë konsultim (Ireferohet Ramës). Nuk është ky shqetësimi im. Problemi është se cdo iniciativë rajonale duhet ti shërbejë faktorizimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shqetësimi im është që nisma të tilla duhet të diskutioheon me aktorë të biznesit dhe njerrëzit që kanë disa vlera. Nuk e kuptoj një inciativë rajonale kur nuk diskutohet në fillim me Kosovën”, tha Meta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037292003631592
array(1) { ["section"]=> string(93) "shengeni-ballkanik-meta-nuk-ndaloj-askend-te-bej-foto-rama-nuk-eshte-konsultuar-me-mua-185926" }