“Shengeni Ballkanik”, Neritan Ceka: Iniciativë e mirë, i dërgova SMS një vit më parë Ramës dhe i thash ke të drejtë

Publikuar tek: politike, më 21:58 13-11-2019 “Shengeni Ballkanik”, Neritan Ceka: Iniciativë e mirë, i dërgova SMS një vit më parë Ramës dhe i thash ke të drejtë Diplomati Neritan Ceka

Diplomati Neritan Ceka thotë se “Shengeni Ballkanik” është një inciativë e mirë e cila duhet mbështetur nga të gjithë.

I ftuar në RepolitiX, Ceka ka treguar se një vit më parë i kishte dërguar SMS Ramës dhe i kishte thënë se kjo ide (Shengeni Ballkanik) ishte një lëvizje e duhur.

“I kam çuar sms një vit më parë (I referohet Ramës). I kam thënë po, kjo është e drejtë. Duket qartë që duke pasur tre shtete kyçe kemi iniciativë serioze. Duhet ta mbështesim them unë. Dhe Kurti për fat të mirë tha nuk jemi kundër, por nuk jemi në kohë. Pra sipas tij nëse do kishte më shumë kohë do merrnin pjesë.

Ka një paragjykim për Ramën. Dhe 90% të paragjykimeve ai i ndjek. Ka një strategji personale. Për Shengenin mendoj se është një inciativë e mirë, por pa Kosovën nuk bëhet”, u shpreh Neritan Ceka.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079720020294189
array(1) { ["section"]=> string(117) "shengeni-ballkanik-neritan-ceka-iniciative-e-mire-i-dergova-sms-nje-vit-me-pare-rames-dhe-i-thash-ke-te-drejte-185806" }