'Shengeni Ballkanik' pranim i heshtur i Kosovës?’ Vuçiç: Përralla që i dëgjoj prej 7 vitesh, askush nuk është aq budalla të mos e kuptojë...

Publikuar tek: rajon, më 08:11 13-11-2019 'Shengeni Ballkanik' pranim i heshtur i Kosovës?’ Vuçiç: Përralla që i dëgjoj prej 7 vitesh, askush nuk është aq budalla të mos e kuptojë... Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç,

“Shengeni Ballkanik” po merr kritika nga të gjitha palët. Me këtë gjë po përballet edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili po akuzohet se kjo është vetëm një ‘mënyrë e fshehtë’ për të pranuar pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç ka reaguar ndaj këtyre akuzave, teksa tha se “këto përralla për pranim të heshtur i dëgjoj ka shtatë vjet”.

“Si mendoni kujt i konvenon më shumë tregu i lirë dhe qarkullimi i njerëzve…? Sikur asgjë mos të dini, këtë e kuptonin të gjithë pos politikanëve serbë në opozitë… A është e mundur që dikush të jetë aq budalla e të mos kuptojë ekonominë, që duhet të ja vizatoni këtë apo është aq keqdashës”, deklaroi presidenti serb, ndërsa u pyet nga gazetarët se përse i pengon qytetarët hapja e kufijve.

“Ne kemi suficit me të gjithë në rajonin, Rumaninë, Bullgarinë e me të gjithë shtetet e ish Jugosllavisë, që më parë nuk ishte kështu. Suficit tregtar me Kroacinë e Slloveninë, suficit të madh ndaj Bosnje Hecergovinës, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë. Askund nuk flas për këtë. Politikanët serbë, përveç atyre të opozitës, këtë e kuptojnë. Do t’ju shesim atë që prodhojmë edhe më shumë të gjithëve” u shpreh Vuçiç, ndërsa theksoi se Serbisë i leverdis tregu i hapur.

“Nëse qëllimi është të kemi deficit me të gjithë, mbyllni tregtinë, nuk e di çka është problemi. Ne na duhet tregu i hapur, pasi duam të jemi më të fortët. Për çfarë arsye mos të kemi linja të shpejta për kamionë e mallrat të barteshin më shpejtë? Nuk e kuptoj çka po kundërshtojnë” tha presidenti Vucic.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074000358581543
array(1) { ["section"]=> string(138) "shengeni-ballkanik-pranim-i-heshtur-i-kosoves-vucic-perralla-qe-i-degjoj-prej-7-vitesh-askush-nuk-eshte-aq-budalla-te-mos-e-kuptoje-185701" }