Shengeni Ballkanik, Rama: Do bëhet por do pak durim. Ka ngatërrestarë edhe në Europë

Publikuar tek: politike, më 23:37 16-02-2020 Shengeni Ballkanik, Rama: Do bëhet por do pak durim. Ka ngatërrestarë edhe në Europë Kryeministri Edi Rama ne Bruksel

Pas takimit në Bruksel me krerët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Shengenin Ballkanik, ku është shprehur se do të duhet pak kohë që vendet e Be ta mbështesin.

Ai tha se ngatërrestarët që nuk e duan këtë nismë nuk janë vetëm në Ballkan, por edhe në Europë, duke nënkuptuar se jo vetëm Kosova është kundër kësaj marrëveshje.
 
"Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal, kemi diskutuar për domosdoshmërinë e një shtyse të mëtejshme të asaj që është konceptuar dhe është formësuar pjesërish nga procesi i Berlinit, dhe unë jam i bindur që më herët se vonë Bashkimi Europian, Komisioni Europian do ta mbështesin patjetër këtë vizion, sepse s'ka si të ndodhi ndryshe sepse është një vizion që merr spunto nga 4 liritë e BE.
Por sigurisht do të na duhet të kemi pak durim sepse ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan, por edhe në Europë, janë kudo, ndërkohë që BE, KE kanë shumë probleme të tjera, kështu që deri sa të kenë plotësisht fokus në këtë që po bëjmë, jo vetëm që do ta mbështesin por vendet do të vlerësohen në bazë të qasjes dhe kapaciteteve brenda Shengenit Rajonal", tha Rama

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018279790878296
array(1) { ["section"]=> string(88) "shengeni-ballkanik-rama-do-behet-por-do-pak-durim-ka-ngaterrestare-edhe-ne-europe-195430" }