‘Shengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut’, reagon PDIU: E papranueshme lënia jashtë e Kosovës, marrëveshja zvarrit hyrjen në BE

Publikuar tek: politike, më 14:41 10-10-2019 ‘Shengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut’, reagon PDIU: E papranueshme lënia jashtë e Kosovës, marrëveshja zvarrit hyrjen në BE Kreu i PDIU Shpetim Idrizi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka reaguar për marrëveshjen “Shengeni Ballkanik” të firmosur nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

PDIU e cilëson këtë nismë të panevojshme dhe të dëmshme, ndërsa thotë se është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.

Sipas PDIU këto nisma do të zvarrisin hyrjen në BE.

“Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.
Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike. Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik”, theksohet në deklaratë.

Deklaratë për media e PDIU:

Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme
Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.
Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.
Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.
Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.
Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.
Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.
Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.
Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.
Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.
Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010090112686157
array(1) { ["section"]=> string(141) "shengeni-ballkanik-serbi-mal-i-zi-maqedoni-e-veriut-reagon-pdiu-e-papranueshme-lenia-jashte-e-kosoves-marreveshja-zvarrit-hyrjen-ne-be-181514" }