Mijëra vizitorë që kishin mbushur dje sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kanë mbetur pa fjalë kur kanë ngritur shikimin nga qielli për të vënë re një fenomen të rrallë.
Dëshmitarët tregojnë se qielli ishte i kaltër dhe pa asnjë re, por në momentin që Nënë Tereza u shenjtërua nga Ati i Shenjtë, një mjegull e lehtë u shfaq dhe mori formën e një pëllumbi krahëhapur.
Simboli i paqes u shfaq papritmas mbi qiellin e sheshit të Shën Pjetrit ndërsa mijëra besimtarë e vunë re duke brohoritur :"Lavdi o Zot , Nëna Tereze po lajmerohet...". Djathtas janë fotot e politikanëve shqiptarë në Vatikan, mes tyre Edi Rama me të shoqen, Ilir Meta, Jozefina Topalli etj.