Shënohen 4 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 17:29 09-08-2020 Shënohen 4 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1188 persona të dyshuar si të infektuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 85 raste.

Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.

Ditën e djeshme 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 200 u shënuan 200 raste të reja.

Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut deri më tani 527 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 11.839 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010341882705688
array(1) { ["section"]=> string(131) "shenohen-4-viktima-nga-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut-ulet-ndjeshem-numri-i-te-infektuarve-gjate-24-oreve-te-fundit-shifrat-216598" }