Shënohet viktima e 3 nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 177 numri i të infektuarve

Publikuar tek: rajon, më 17:53 25-03-2020 Shënohet viktima e 3 nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 177 numri i të infektuarve IIlustruese

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shtoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 29 persona të tjerë.

Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 177.

Kujtojmë se edhe në vendin tonë janë rritur ndjeshëm shifrat duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 146, ndërsa gjithsej 5 persona kanë humbur jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086431503295898
array(1) { ["section"]=> string(102) "shenohet-viktima-e-3-nga-koronavirus-ne-maqedonine-e-veriut-shkon-ne-177-numri-i-te-infektuarve-200055" }