Shënohet viktima e dytë e motit të acartë në Shqipëri, 54 vjeçari humb jetën në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 08-01-2017

Moti I acartë shënon viktimën e dytë në Shqipëri brenda dy ditëve.

Bëhet fjalë për shtetasin 54 vjeçar Leonard Beqiri në qytetin e Sarandës, i cili ka ndërruar jetë në spital. Beqiri, jetonte në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen 2 të qytetit bregdetar. Prej ditësh nuk ishte parë.

Policia ka qenë në vëzhgim për ta gjetur, dhe e ka gjetur në shtëpinë e tij në gjendje të rënduar. E ndërkohë, pasi e ka konstatuar e ka dërguar menjëherë në spital. Sipas autoriteteve spitalore, vdekja e Beqirit ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes. Ndërkohë policia e Sarandës i ka ardhur në ndihmë një tjetër të pastrehu në këtë qytet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet me heroinë, arrestohet në flagrancë i riu (Emri)
Vdekja e “Nard Konviktorit” në Sarandë, ja kushtet dhe vendi ku jetonte 54 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.01216983795166
array(1) { ["section"]=> string(91) "shenohet-viktima-e-dyte-e-motit-te-acarte-ne-shqiperi-54-vjecari-humb-jeten-ne-spital-64926" }