Shënohet viktima e katërt me koronavirus në Itali

Publikuar tek: rajon, më 09:54 24-02-2020 Shënohet viktima e katërt me koronavirus në Itali

Shënohet viktima e katërt me koronavirus në Itali.

Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë për një të moshuar 84-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në qytetin e Bergamo.

Deri më tani në Itali janë regjistruar 152 të infektuar me koronavirus. Më shumë se 50 000 njerëz në Lambardi dhe Veneto janë në karantinë, ndërsa shkollat, zyrat publike dhe shumë aktivitete janë mbyllur.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063319206237793
array(1) { ["section"]=> string(56) "shenohet-viktima-e-katert-me-koronavirus-ne-itali-196232" }