Shënohet viktima e katërt nga covid-19 në Maqedoninë e Veriut, e moshuara nga Struga u infektua nga mjeku në Dibër

Publikuar tek: rajon, më 17:59 28-03-2020 Shënohet viktima e katërt nga covid-19 në Maqedoninë e Veriut, e moshuara nga Struga u infektua nga mjeku në Dibër Ilustruese

Një 66-vjeçare është bërë zyrtarisht viktima e katërt e infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

E moshuara nga Struga ndërroi jetë sot në mëngjes, teksa mësohet se më herët ka qenë në Dibër. 66-vjeçarja atje ka pasur kontakte me një mjek që më pas rezultoi i inektuar.

“Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientit, mjeku amë ka rekomanduar shtrimin në spital në repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit. Ministria njofton hetim të plotë të rastit për të përcaktuar nëse ka pasur lëshim mjekësor”- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ajo e zhvilloi testin vetëm katër ditë më parë, teksa sot është larguar nga jeta. Edhe burri i saj ka rezultuar pozitiv.

Deri më tani në Maqedoni numërohen 241 të prekur, 4 viktima, 3 të shëruar ndërsa 1 ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084431171417236
array(1) { ["section"]=> string(120) "shenohet-viktima-e-katert-nga-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut-e-moshuara-nga-struga-u-infektua-nga-mjeku-ne-diber-200434" }