Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali (EMRI+FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 09:15 22-02-2020 Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali (EMRI+FOTO) Adriano Trevisan

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali.

Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë për italian Adriano Trevisan 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.

Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se spitali Schiavonia  ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.

Deri më tani në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 20. Ndërsa në të gjithë botën ka arritur në 2236 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 75 të mijë janë të infektuar.

Së fundmi Rusia ka marrë vendimin në datën 20 shkurt duke mbyllur çdo kufi që e lidh me Kinën.

Përveç Rusisë shumë shtete kanë marrë masa për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066721439361572
array(1) { ["section"]=> string(64) "shenohet-viktima-e-pare-me-koronavirus-ne-itali-emri-foto-196040" }