Si pasojë e përmbytjeve në Vlorë është shënuar edhe viktima e parë.
Bëhet fjalë për shtetasin Luan Qarri, rreth 46 vjeç i cili është gjendur i pajetë në zonën e Radhimës, mbrëmjen e vonë të së shtunës. Trupi i tij është nxjerrë në një nga plazhet e Radhimës mëngjesin e sotëm. Qarri është marrë nga rrjedha e ujit të përroit ndërsa kthehej nga puna me makinë. Makina e tij u gjet vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.
Situata në Vlorë paraqitet tejet e rënduar. Disa lagje janë përmbytur, 8 familje me rreth 25 persona janë evakuuar, ndërsa 3 ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.