Shërbimet sekrete amerikane kanë frikë nga Trump, nuk i deklarojnë informacionet sekrete

Publikuar tek: bota, më 13:16 16-02-2017 Shërbimet sekrete amerikane kanë frikë nga Trump, nuk i deklarojnë informacionet sekrete

E përditshmja amerikane “Wall Street Journal” ka siguruar një raport të shërbimeve inteligjente ku trajtohet shqetësimi se Shërbimet Sekrete Amerikane kanë ‘frikë’ nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe nuk i deklarojnë atij informacionet.

Sipas “Wall Street Journal” rasti konkret ishte ai i pjesëtarëve të stafit të tij elektoral, për të cilët shërbimet amerikane të inteligjencës kishin informacione se ata mbanin kontakte të fshehta me agjentë dhe diplomatë rusë. Por, asnjë raport nuk i është dërguar Trumpit nga inteligjenca, pasi këto shërbime i druhen faktit se presidenti amerikan mund të ketë qenë duke bashkëpunuar me rusët në dëm të interesave amerikane, me ndërmjetësimin e pjesëtarëve të stafit të tij elektoral. Për më tepër raportimi i shërbimeve inteligjente tek presidenti mund të prishte hetimet.

Me sa duket shërbimet inteligjente e kanë më të lehtë t’ua japin mediave informacionet konfidenciale se presidentit. Indinjatën e shprehu të mërkurën përmes rrjetit social “Twitter” edhe presidenti Trump, kur tha se shërbimet inteligjente i lëshojnë informacionet konfidenciale si ëmbëlsira për publikun dhe ky ishte skandali i vërtetë.

Gjithçka nisi shkarkimin e këshilltarit të presidentit për sigurinë Michael Flynn. Në media u publikuan informacione të klasifikuara se Flynn kishte folur në fshehtësi me ambasadorin rus në Uashington, përpara se të merrte zyrtarisht postin dhe kishte diskutuar për lehtësimin e sanksioneve të Uashingtonit ndaj Rusisë për çështjen e Ukrainës.

Në një tjetër raport që inteligjenca amerikane u dha mediave flitej për të tjerë ish-pjesëtarë të stafit elektoral të Trumpit që kishin pasur kontakte me rusët, mes të cilëve edhe ish-drejtuesi Paul Manafort. Për këto raste, senati pritet të krijojë një komision hetimor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lindja e pazakontë, 64-vjeçarja spanjolle sjell në jetë dy binjakë
Trudeau mendon ndryshe nga fqinji Trump: Një BE e fortë i nevojitet gjithë botës »
Article Logic
Execution time: 0.011837005615234
array(1) { ["section"]=> string(93) "sherbimet-sekrete-amerikane-kane-frike-nga-trump-nuk-i-deklarojne-informacionet-sekrete-68906" }