Shërbimi arsimor shënon rritjen më të lartë të çmimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 15:17 10-10-2016 Shërbimi arsimor shënon rritjen më të lartë të çmimeve

Gjatë muajit shtator një rritje tepër të lartë të çmimeve pati “Shërbimi arsimor” me 3,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT,  Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2016, arriti 101,5 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,35 pikë përqindje dhe grupi  “Shërbimi arsimor” me +0,15 pikë përqindje. Po ashtu dhe grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, “Pije alkoolike dhe duhan” kanë dhënë kontributin e tyre.

Ndërsa kanë ndikuar negativisht çmimet e grupit “Transporti” me -0,11 pikë përqindje dhe grupi “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 3,8 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me 3,7 %, “grupi ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 %, grupi “Argëtim e kulturë” me 1,7 %, grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me nga 1,4 % secili.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 1,7 %, pasuar nga grupi “Shëndeti me 0,2 %, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9 %. Kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së tarifave të sigurimit të automjeteve.

cmimet.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031742811203003
array(1) { ["section"]=> string(60) "sherbimi-arsimor-shenon-rritjen-me-te-larte-te-cmimeve-55692" }