Shërbimi Meterologjik: Reshje shiu të dobëta, në mesditë do ketë kthjellime e vranësira

Publikuar tek: aktualitet, më 07:16 04-12-2020 Shërbimi Meterologjik: Reshje shiu të dobëta, në mesditë do ketë kthjellime e vranësira

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar. Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e sotme, me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve do ketë reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë. 

Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore -1°C deri në 4°C

-zoant e ulëta 8°C deri në 17°C

-zonat bregdetare 9°C deri në 18°C.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët, me Saliun në krye...
Klodiana Lala: Ministër, t’iu vijë turp, duhet të skuqeni; Ia kthen Lleshaj: Je grua dhe më çarmatos, më ke zënë ngushtë (DEBATI) »
Article Logic
Execution time: 0.010950088500977
array(1) { ["section"]=> string(92) "sherbimi-meterologjik-reshje-shiu-te-dobeta-ne-mesdite-do-kete-kthjellime-e-vranesira-230112" }