Shërbimi Sekret plagos një person të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë, Trump evakuohet nga konferenca

Publikuar tek: bota, më 08:57 11-08-2020 Shërbimi Sekret plagos një person të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë, Trump evakuohet nga konferenca Trump gjate evakuimit pas te shtenave me arme jashte Shtepise se Bardhe

Gjatë konferencës për mediat që Presidenti amerikan Donald Trump po mbante në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar jashtë ndërtesës.

Shërbimi sekret amerikan plagosi një person të armatosur që po i afrohej Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Presidenti amerikan u evakuua për disa minuta.

Trump u kthye përsëri në konferencë, duke iu shpjeguar gazetarëve atë që kishte ndodhur.

“Kishte të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë”, tha presidenti. “Situata është nën kontroll të plotë”.

“Kishte të shtëna, një person është dërguar në spital. Nuk di në çfarë gjendje shëndetësore është ky person”, shtoi ai.

Trump ka bërë me dije se kjo është një situatë e pazakonshme por ka lavdëruar profesionalizmin e Shërbimit Sekret.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098168849945068
array(1) { ["section"]=> string(108) "sherbimi-sekret-plagos-nje-person-te-armatosur-afer-shtepise-se-bardhe-trump-evakuohet-nga-konferenca-216762" }