Shërbimi Veterinar futet në sistemin e Inspektimit Online

Publikuar tek: ekonomi, më 21:55 23-02-2017 Shërbimi Veterinar futet në sistemin e Inspektimit Online

Kryeinspektori i Inspektoriatit Qëndror, Shkëlqim Hajdari, shpërndau sot Kartat e Inspektimit për Shërbimin Veterinar, inspektorët e të cilit kanë një rol kyç në sigurinë e dhe lëvizjes dhe tregtimit të kafshëve, si dhe të sigurisë ushqimore, në raport me poruktet me origjinë shtazore.

 Në takimin e zhvilluar sot në mjediset e Inspektoratit Qendror ishin ftuar Kryeinspektori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edi Ferro, së bashku me 13 Kryeinspektorët e Shërbimit Veterinar në 13 Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë në rrethe.

Në takim u diskutuan prioritete të punës së kësaj Drejtorie, të Inspektorateve përkatëse Shtetërore, e të Inspektoratit Qendror, formalizimi dhe displinimi i trajtimit të të gjithë zinxhirit për produktet me origjinë shtazore, nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror:

-Do të kërkohet krijimi i një regjistri, për të gjithë vendin, për matrikullimin e çdo kafshe, si dhe ndjekja e gjurmimi i sëmundshmërisë së tyre;

-Kontrolli dhe formalizimi i farmacive bujqësore, të cilat trajtojnë barna e medikamente për kafshët e produktet me origjinë shtazore;

 -Displinimi dhe formalizimi i transportit të kafshëve për prodhimin e produkteve e nënprodukteve të mishit, si dhe therja dhe tregtimi i tyre vetëm sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara nga organet përkatëse shtetërore e vendore.

Fillimisht, me integrimin e këtij Inspektorati në portal, inspektorët e Drejtorisë së Shërbimit Veterinar do të kenë mundësinë e praktikimit pranë ambienteve të tyre të punës. me portalin për inspektimet online.

Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, krahas dhënies së kartave të inspektimit, theksoi se inspektimet do të kryhen online për të garantuar transparencë dhe profesionalizëm, jashtëklientelizmit e ndikimeve politike, me synimin për ndryshimin njëherë e mire të histories së trajtimit të kafshëve e produkteve me origjinështazore.

Partneriteti biznes-Inspektorat perms inspektimeve online do të sjellë rezultate të prekshme përprodukte me origjinë shtazore më të sigurta, si dhe për mjedise më të pastra e të sigurta ku trajtohen produktet me origjinë shtazore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030184984207153
array(1) { ["section"]=> string(63) "sherbimi-veterinar-futet-ne-sistemin-e-inspektimit-online-69747" }