Shërohen nga koronavirusi edhe 9 pacientë të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:51 01-04-2020 Shërohen nga koronavirusi edhe 9 pacientë të tjerë Ekipi i Spitalit Infektiv

9 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi, janë shëruar sot.

Lajmin e jep kryeministri Rama, i cili shkruan “LAJM I MIRË: 9 TË SHËRUAR SOT.” Në total në vendin tonë, bashkë me shifrat e sotme, janë shëruar 76 persona, ndërsa kanë humbur betejën me këtë infeksion 15 persona të tjerë.

Lajmin e mirë e konfirmon dhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila shkruan “Edhe 9 të shëruar sot. Shkon në 76 numri i të shëruarve nga COVID19.”

Në bazë të përditësimit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 259 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085799694061279
array(1) { ["section"]=> string(57) "sherohen-nga-koronavirusi-edhe-9-paciente-te-tjere-200995" }