Shëroi pacientët brenda 10 ditëve, Rusia aprovon ilaçin që po 'vret' COVID-in

Publikuar tek: bota, më 08:13 02-06-2020 Shëroi pacientët brenda 10 ditëve, Rusia aprovon ilaçin që po 'vret' COVID-in Ilustruese

Rusia ka aprovuar për përdorim një ilaç antiviral për koronavirusin dhe është gati të fillojë t'ua japë pacientëve duke filluar nga java e ardhshme.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka aprovuar medikamentin Avifavir, pas rezultateve premtuese të fazës së parë të provave klinike të ilaçeve, raporton Daily Mail.

Pacientëve të para që iu dha ky antiviral u shëruan brenda 10 ditëve, dy herë më shpejt se ata që përdorën medikamente të tjera.

Zyrtarët rusë thanë se do ta shpërndajnë formulën me të gjithë botën, për shkak se besojnë se ky është ilaçi më i fortë kundër COVID-19.

Gjatë muajit qershor në spitalet e Rusisë do të shpërndahen 60.000 doza, pasi Rusia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094699859619141
array(1) { ["section"]=> string(81) "sheroi-pacientet-brenda-10-diteve-rusia-aprovon-ilacin-qe-po-vret-covid-in-208717" }