Sherr dhe ofendime në Komision, Paloka –Bushatit: Legen, shkoni në bordellot e Brazilit

Publikuar tek: politike, më 12:29 28-02-2018 Sherr dhe ofendime në Komision, Paloka –Bushatit: Legen, shkoni në bordellot e Brazilit

Është shoqëruar me debate dhe tension Komisioni i Jashtëm, ku po mbahet mbledhja me ministrin e MPJ, Ditmir Bushati, lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Ndërsa Bushati lexonte kërkesat e opozitës të ndara në disa pika, ka shkaktuar irritimin e deputetëve të PD. I pari që ka shpërthyer ka qenë Edi Paloka, i cili ka ndërhyrë me fjalë ofenduese ndaj ministrit, pasi sipas tij ky i fundit ironizonte duke cituar edhe shenjat e pikësimit në kërkesat e paraqitura prej deputetëve të opozitës.

Ministri ka ngritur pyetjen teksa lexonte se nuk e kupton pse duhen dy pikëpyetje.

“Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla”, u shpreh Bushati.

Në këtë moment ka ndërhyrë Paloka duke i thënë: “Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe”.

Nga ana tjetër ministri ka kërkuar nga kryetarja Kodheli që të mbahet qëndrim.

“Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…”, u shpreh Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011609077453613
array(1) { ["section"]=> string(90) "sherr-dhe-ofendime-ne-komision-paloka-bushatit-legen-shkoni-ne-bordellot-e-brazilit-111741" }