Sherr i përgjakur në Itali, shqiptari godet me çekiç gruan, fqinjin dhe veten (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 27-05-2019 Sherr i përgjakur në Itali, shqiptari godet me çekiç gruan, fqinjin dhe veten (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paullo të Italisë ku një shqiptar ka goditur me çekiç në kokë gruan e tij, një fqinj dhe më pas veten e tij.

Sipas mediave italiane shqiptari dhe gruaja e tij janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 09: 30 minuta të mëngjesit të sotëm. Shqiptari një 65-vjeçar, thuhet se  prej tre muajsh ishte i papunë dhe dyshohet se kushtet e rënda ekonomike mund ta kanë çuar shqiptarin drejt tentativës së vrasjes së gruas së tij 69-vjeçare.

Burri dhe gruaja kishin debatuar në shtëpi rreth orës 9 dhe në fund të një mosmarrëveshjes ka ndodhur dhuna. Ai më vonë teksa po zbriste nëpër shkallë kishte takuar një fqinj, një 77-vjeçar italian ku e kishte qëlluar edhe atë. Mësohet se fqinji i çiftit shqiptar kishte dalë nga shtëpia e tij, pasi ishte alarmua nga britmat.

65-vjeçari është në koma, ndërsa gruaja e tij shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka një plagë të madhe në kokë. Për fat të mirë fqinji i çiftit shqiptar ka marrë plagë të lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02859902381897
array(1) { ["section"]=> string(89) "sherr-i-pergjakur-ne-itali-shqiptari-godet-me-cekic-gruan-fqinjin-dhe-veten-detaje-165887" }