Sherr i rëndë mes shqiptarëve në Austri, përplasje makinash me qëllim

Publikuar tek: bota, më 21:04 10-10-2017 Sherr i rëndë mes shqiptarëve në Austri, përplasje makinash me qëllim

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes disa shqiptarëve në Austri mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se në sherr është përfshirë kosovari 49 vjeçar dhe 3 vëllezër po ashtu nga Kosova, të cilët kanë përplasur disa herë automjetet.

I pari ka goditur me qëllim dhe disa herë radhazi me makinën e tij, automjetin e tre personave tjerë. Sakaq mësohet se njëri prej tyre nga goditjet e shpeshta ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se një nga 3 shqiptarët që ndodheshin në makinë, ka pësuar lëndime të lehta. Te prekur kane qene edhe persona qe ndodheshin aty prane por qe nuk ishin te perfshire ne ngjarje.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa personi që ka nisur sherrin është arrestuar. Ende nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet e këtij sherri mes shqiptarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria spanjolle refuzon pavarësinë e Katalonjës: Puigdemont na bëri shantazh
Destinacioni turistik lider, europianët zgjedhin të preferuarin e tyre (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011166095733643
array(1) { ["section"]=> string(74) "sherr-i-rende-mes-shqiptareve-ne-austri-perplasje-makinash-me-qellim-95432" }