Sherr masiv mes grupeve rivale në burg, pamjet filmohen nga një i burgosur tjetër

Publikuar tek: bota, më 13:28 21-10-2015

Ky është momenti kur një grup të burgosurish të dhunshëm janë filmuar brutalisht duke sulmuar njëri-tjetrin në burg.

Sipas një burimi të “The Mirror” stafi i burgut kishte frikë të ndante dy personat e armatosur të dënuar për vjedhje. Sherri masiv vazhdoi derisa një nga të burgosurit e tjerë guxoi të ndërhynte.

Ata ishin nga bandat rivale të Londrës në Peckham e Hackney dhe ishin duke u përpjekur të ndanin territorin brenda burgut. Përleshja pasuese është filmuar nga një tjetër i burgosur i cili ia ka dërguar një miku në What’s app.

Në video një i burgosur është i rrëzuar në dysheme dhe qëndron i shtrirë atje ndërsa i burgosuri tjetër nis ta godasë.

Të burgosurit e tjerë dëgjohen teksa bërtasin “lere të shkojë, lerë të shkojë”.

Por pavarësisht se një prej tyre i ndau, të dy të burgosurit janë ndeshur sërish në një qeli bosh me grushta të rënda dhe shkelma. Shefat e burgut janë vënë në dijeni dhe hetimi për ngjarjen ka nisur menjëherë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012506008148193
array(1) { ["section"]=> string(86) "sherr-masiv-mes-grupeve-rivale-ne-burg-pamjet-filmohen-nga-nje-i-burgosur-tjeter-23645" }