Sherr masiv në Itali, plagosen rëndë 2 shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 12-02-2019 Sherr masiv në Itali, plagosen rëndë 2 shqiptarë Ilustruese

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Alto Adige në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, një 22-vjeçar është operuar gjatë natës me urgjencë në spital, pasi kishte plagë të rënda.

Mjekët nuk kanë dhënë informacione për gjendjen e tij, ndërsa bëjnë të ditur se është në gjendje të rëndë.

Shqiptari ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes një grupi personash, shumica prej të cilëve bashkëkombas të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm, jashtë një klubi nate. Pas sherrit, shqiptari është gjetur i prerë në pjesë të ndryshme të trupit.

Po ashtu ka mbetur i plagosur pak më lehtë edhe një tjetër shqiptar, por mosha dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029664039611816
array(1) { ["section"]=> string(54) "sherr-masiv-ne-itali-plagosen-rende-2-shqiptare-152445" }