Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë disa metra larg kryqëzimit të Laprakës.
Dyshohet se në sherr janë përfshirë tifozët e Tiranës me ata të Shkodrës të cilët do të ndiqnin një ndeshje basketbolli në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Sipas dëshmitarëve grupi i të rinjve ka dhunuar dy djem të tjerë, ndërsa policia, edhe pse është njoftuar në kohë ka vonuar mbi 10 minuta për të mbërritur në vendngjarje.