Sherr me administratorin e hotelit, 19-vjeçari qëllon me armë në parkingun e hotelit, terrorizon pushuesit në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:49 11-08-2020 Sherr me administratorin e hotelit, 19-vjeçari qëllon me armë në parkingun e hotelit, terrorizon pushuesit në Vlorë Ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili ka qëlluar mbrëmjen e djeshme më armë në Lungomare, Vlorë.

Në pranga ka rënë shtetasi D.Z., 19 vjeç.

Bëhet me dije se 19-vjeçari ka konfliktuar me administratorin e hotelit, shtetasin T.D, më pas 19-vjeçari ka qëlluar me armë në parkimin e makinave.

19-vjeçari njihet si person proproblematik i përshirë edhe në konflikte të tjera.

Njoftim i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093479156494141
array(1) { ["section"]=> string(120) "sherr-me-administratorin-e-hotelit-19-vjecari-qellon-me-arme-ne-parkingun-e-hotelit-terrorizon-pushuesit-ne-vlore-216821" }