Sherr me armë në Vlorë, arrestohet 19-vjeçari (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:18 23-05-2019 Sherr me armë në Vlorë, arrestohet 19-vjeçari (DETAJE)

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Vlorë.

Mësohet ne në pranga ka rënë një 19-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit  fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas njoftimit të marrë nga një 35 - vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018889188766479
array(1) { ["section"]=> string(58) "sherr-me-arme-ne-vlore-arrestohet-19-vjecari-detaje-165430" }