Sherr me mjete të forta në Durrës, një i plagosur rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:23 31-05-2020 Sherr me mjete të forta në Durrës, një i plagosur rëndë Foto ilustruese

Konflikt me mjete të forta mes dy të rinjve në Durrës, njëri plagoset rëndë.

Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, për motive banale.

Sipas të dhënave të para, një prej personave ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 31.05.2020, rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë kanë ndërhyrë menjëherë duke  bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e dy autorëve të dyshuar  në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092530250549316
array(1) { ["section"]=> string(61) "sherr-me-mjete-te-forta-ne-durres-nje-i-plagosur-rende-208556" }