Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Berat, raportohet për disa të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 06-06-2020 Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Berat, raportohet për disa të plagosur Foto ilustruese

Të paktën pesë persona raportohet se kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Berat.

Paraprakisht, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen “Barrikade” të qytetit, ndërsa dy familjet janë konfliktuar me sende të forta mes tyre. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit apo identiteti dhe gjendja e të plagosurve.

Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi i hetimit ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Konflikti ka ndodhur mes familjeve Dhana dhe Alibeaj, ku nga kjo e fundit kanë mbetur të plagosur Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi Altjon Alibeaj. Pritet që Policia të jap informacion zyrtar për ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009293794631958
array(1) { ["section"]=> string(88) "sherr-me-sende-te-forta-mes-dy-familjeve-ne-berat-raportohet-per-disa-te-plagosur-209307" }