Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen 2 persona, plagoset për spital një i mitur dhe 2 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 05-08-2020 Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen 2 persona, plagoset për spital një i mitur dhe 2 të tjerë Ilustruese

Një sherr me sende të forta për motive pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Tiranë.

Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 2 prej tyre, duke bërë që sherri të mos agravojë më tej.

Disa nga familjarët e përfshirë në sherr janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital. Mes tyre është edhe një i mitur.

Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010159015655518
array(1) { ["section"]=> string(125) "sherr-me-sende-te-forta-mes-dy-familjeve-ne-tirane-arrestohen-2-persona-plagoset-per-spital-nje-i-mitur-dhe-2-te-tjere-216159" }