Sherr me thika afër shkollës “Ismail Qemali”, një i mitur dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: rajon, më 16:57 19-01-2021 Sherr me thika afër shkollës “Ismail Qemali”, një i mitur dërgohet me urgjencë në spital Ilustruese

Një sherr me thika ka ndodhur rreth 1 oë më parë në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Dy personat e përfshirë në sherr kanë qenë të mitur, ndërkohë që njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital si pasojë e plagës së marrë, ndërkohë që autori është shoqëruar në polici.

Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e të lënduarit, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje autorin për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina në ecje përfshihet nga flakët në Vorë
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm, po e liruam do të arratiset »
Article Logic
Execution time: 0.013123989105225
array(1) { ["section"]=> string(92) "sherr-me-thika-afer-shkolles-ismail-qemali-nje-i-mitur-dergohet-me-urgjence-ne-spital-235607" }