Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, një 15 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 16:37 29-10-2020 Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, një 15 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital

Një sherr me thika ka ndodhur mes disa adoleshentëve në qytetin e Sarandës.

Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve, adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin 15 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë).

Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHIFRAT E FUNDIT/ 6 viktima në 24 orë nga COVID-19, qindra të infektuar, situatë e rënduar në spitale
Sulmi terrorist në Francë, reagon Meta: I tronditur! E dënoj aktin barbar dhe solidarizohem me popullin francez »
Article Logic
Execution time: 0.011475086212158
array(1) { ["section"]=> string(95) "sherr-me-thika-mes-adoleshenteve-ne-sarande-nje-15-vjecar-dergohet-me-urgjence-ne-spital-225674" }