Sherr me thika mes dy personave, 29-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 28-01-2017 Sherr me thika mes dy personave, 29-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit (Emri)

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka goditur me armë një 29-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta.

Burime të polciisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-Besnik Kokja, 37 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Thanasaj, Lushnje, gjatë një konfrontimi fizik për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.K, 29 vjeç, banues në lagjen "Teqe” Peqin, i cili ndodhet në Spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu shtetasi Besnik Kokja ka pësuar dëmtime nga goditje me sende të forta dhe ndodhet në spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RENEA e FNSH në kërkim të Klement Balilit, kontrolle në biznese e banesa, shoqërohen disa familjarë
Falsifikonte para, arrestohet 35-vjeçari nga Durrësi i shpallur në kërkim (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.021833896636963
array(1) { ["section"]=> string(86) "sherr-me-thika-mes-dy-personave-29-vjecari-niset-me-urgjence-drejt-spitalit-emri-66933" }