Sherr me thika mes dy të rinjve, përfshihen familjarët dhe mbetet i plagosur një person

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 22-01-2017 Sherr me thika mes dy të rinjve, përfshihen familjarët dhe mbetet i plagosur një person

Dy të rinj me iniciale V.B dhe E. Ç janë konfliktuar në një lokal në Dibër ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Dy të rinjtë kanë lajmëruar familjarët e tyre të cilët janë përfshirë në konflikt. Nga burimet policore mësohet se është qëlluar me thikë vëllai i shtetasit V.B nga babai i të riut E.Ç. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke ndërhyrë në konflikt dhe shmangur ndonjë tragjedi.

NGJARJA E PLOTË: 

Më datën 21.01.2017, në një lokal në qendër të njësisë Adminisrative Sllovë Dibër, shtetasit V.B dhe E.Ç, pasi kanë konsumuar alkool me njëri-tjetrin, kanë nisur të konfliktohen fizikisht mes tyre.

Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri­ tjetrin dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre.

Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç.

 Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B.

Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal i shtetasit: ­M. Çera, 59 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Trojak­

Sllovë­-Dibër.

Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal për shtetasin: ­H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak­-Sllovë-­Dibër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalizohet operacioni "SAVRA", arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Lushnje me 43 kile kanabis (VIDEO)
‘Benz’-i humb kontrollin dhe përplas 17-vjeçaren, e mitura me urgjencë në spitalin e Traumës (Emri dhe Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011727094650269
array(1) { ["section"]=> string(92) "sherr-me-thika-mes-dy-te-rinjve-perfshihen-familjaret-dhe-mbetet-i-plagosur-nje-person-66260" }