Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, 2 të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 28-01-2018 Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, 2 të plagosur

Një sherr mes shoferëve të dy makinave dhe shoqëruesit të njërit prej tyre ka ndodhur në Itali, në autostradën Gorduno.

Zënka ka përfunduar me gjakderdhje. 

Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32-vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me thikë një 34-vjeçar dhe një tjetër-41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali, .shkruan neësbomb.al.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që ka  plasur mes tyre. Ndonëse dy personat që kanë objekt i sulmit kanë pësuar lëndime të rënda, ata nuk janë në rrezik për jetën.

Në makinën e agresorit kanë qenë edhe një 20-vjeçar dhe një 47-vjeçar, të dy kosovarë me qëndrim në Gjermani. Ndërsa në makinën tjetër, tre persona, një 27 vjeçar, një 20 vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë banorë të Italisë.

 Policia ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë e veçantë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, sot feston ditëlindjen
Të shtëna me armë dhe panik në Vlorë, policia zbardh detajet e ngjarjes »
Article Logic
Execution time: 0.011471033096313
array(1) { ["section"]=> string(60) "sherr-me-thika-mes-shqiptareve-ne-itali-2-te-plagosur-108219" }