Sherr me thika në Gramsh, 39-vjeçari bën për spital bashkëfshatarin, i biri ndërhyn dhe plagos autorin (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 08-03-2017 Sherr me thika në Gramsh, 39-vjeçari bën për spital bashkëfshatarin, i biri ndërhyn dhe plagos autorin (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grabovë e Sipërme të Gramshit kusi pasojë e një konfliokti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur rëndë një 63-vjeçar dhe është arrestuar një 37-vjeçar si autor i ngjarjes.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi  Apostol Paço, 39 vjeç banues në fshatin Grabovë e Sipërme Gramsh. Gjithashtu është proceduar penalish edhe një 26 vjeçar, i biri i 63-vjeçari të plagosur pasi ka ndërhyrë dhe ka plagosur 39-vjeçarin që i qëlloi të atin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

- Apostol Paço, 39 vjeç banues në fshatin Grabovë e Sipërme Gramsh

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Grabovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin S.B, 63 vjeç i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë Gjatë kontrollit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal. Gjithashtu proçedohet penalisht shtetasi;

- DH.B, 26 vjeç banues në fshatin Grabovë e Sipërme Gramsh Ky shtetas gjatë konfliktit dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin Apostol Paço

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Plagosja e lehtë me dashje ” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplaset Benzi dhe bie në lumë, 3 të plagosur rëndë (DETAJE)
Kryebashkiaku i natës flet për pagën: Ja sa më paguan Erion Veliaj »
Article Logic
Execution time: 0.012121915817261
array(1) { ["section"]=> string(111) "sherr-me-thika-ne-gramsh-39-vjecari-ben-per-spital-bashkefshatarin-i-biri-nderhyn-dhe-plagos-autorin-emri-71154" }