Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas konfliktit me dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kotë të Vlorës, për shkaqe që nuk nuk dihen ende.
I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.D, 50 vjeç, i cili është nisur drejt spitalit të Vlorës, ndërsa uniformat blu kanë shoqëruar dy persona të dyshuar si autorët e plagosjes.
Informacion paraprak:
Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë, Vlorë, pranë vendit të quajtur "Pularia", pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të DVP Vlorë. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.