Sherr mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës në ditëlindjen e Behxhet Pacollit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:06 12-09-2016 Sherr mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës në ditëlindjen e Behxhet Pacollit

Mbrëmjen e kaluar është festuar ditëlindja e një prej politikanëve dhe biznesmenëve më të njohur në Kosovë, Behxhet Pacolli, me një koncert në vilën e tij luksoze.

Lista e këngëtarëve që performuan në këtë koncert është e gjatë dhe përfshin emra si Fisnikët, Gold AG, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, KAOS, Elita 5, Dafina Zeqiri dhe Ledri.

Burime për Blitz.al kanë treguar se midis Dafinës dhe Ledrit ka ndodhur një sherr, shkaku i të cilit ishte fakti se dy artistët kërkonin ta mbyllnin vetë koncertin.

Po të njëjtat burime deklarojnë se: “Sherri mes tyre ishte me tone aq të larta e të ashpra, sa për një moment menduam se do rriheshin”.

Në një mënyrë a tjetrën, ish-çifti është qetësuar dhe si përfundim, ajo që e mbylli koncertin ishte Dafina.

Sipas mediave kosovare, Dafina ishte edhe më e paguara në festën e organizuar nga politikani kosovar. /Blitz.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033900022506714
array(1) { ["section"]=> string(80) "sherr-mes-dafina-zeqirit-dhe-ledri-vules-ne-ditelindjen-e-behxhet-pacollit-52662" }