Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë një 19-vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 10:25 27-01-2021 Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë një 19-vjeçar

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen me thikë të 19-vjeçarit me iniciale E. H.

Ai është dërguar në spital, kurse autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në banesë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nëndrejtori i ISHP ngre ALARMIN: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe
I bë dje atentat, Marion Mitro: Isha duke ecur, nuk i kam parë autorët! Tentativa për të eleminuar anëtarin e ‘Grupit të Tritolit’ »
Article Logic
Execution time: 0.011648893356323
array(1) { ["section"]=> string(71) "sherr-mes-dy-te-rinjve-ne-durres-plagoset-me-thike-nje-19-vjecar-236563" }